Lajmet

Teambox, Box, Dropbox dhe Google Docs në një vend

Publikuar , 07 Gusht 2012
0
Teambox, Box, Dropbox dhe Google Docs në një vend

Teambox është një platformë bashkëpunimi që ofron veglat e veta dhe ndërlidhjet me aplikacionet e palës së tretë. Gjatë ditës së djeshme kjo platformë ofroi mundësinë për t’u ndërlidhur me Box, Dropbox dhe Google Docs.

Me siguri që mund të keni dëgjuar diçka në lidhje me atë se cilat shërbime përdoren nga bizneset. Shërbimet për konsumatorë janë duke garuar me aplikacionet e përqendruara më tepër tek ndërmarrjet.

Dropbox njihet gjerësisht për mundësinë e vet të thjeshtë dhe elegante që me lehtësi të bartë skedarët nga desktopi juaj ose përgjatë shërbimeve të palës së tretë. Box është duke shijuar një popullaritet që po rritet për veçoritë e veta për bashkëpunim. Evernote ka ushtri të përdoruesve të cilët janë shumë të lidhur me të si një rrugë për t’i mbajtur shënimet që mund të etiketohen dhe sinkronizohen me smartfonin tuaj.

Teambox e quan shërbimin e vet një panel bashkëpunimi dhe duket se shprehja ka kuptim. Më poshtë e keni një vëzhgim për morinë e shërbimeve të palës së tretë që funksionojnë në platformën e vet:

Teambox ka aplikacione për menaxhim të projekteve si një tabelë Gantt dhe ndjekës të kohës. Gjatë ditës së djeshme është shtuar një shërbim i ri i quajtur Teambox Notes që është dizajnuar për grupe të mëdha. Ai e ka një ndërfaqe tërhiq-dhe-vendos për të marrë shënime dhe për të bashkëpunuar jashtë inboxit të emailit.

Rrënjët e Teambox si një sistem për menaxhim të detyrave janë të qarta në veçorinë e vet për bisedim, që jua mundëson përdoruesve me lehtësi të kryejnë biseda mes skuadrave për të caktuar detyra dhe data për projekte, duke mundësuar kështu bashkëpunimin në kohë reale.

LEXO EDHE:  30 shkurtesa për një shfletim më të shpejtë në Google Chrome

Ajo që mbase mund të jetë gjëja më shtrënguese është kombinimi i një platforme bashkëpunimi me mundësinë për të shtyrë Salesforce.com dhe çdo llojllojshmëri të aplikacioneve të jashtme.

Kjo platformë është e hapur në të cilën mbase mund të vërehet mungesa e Microsoft Office 365. Microsoft ka disa ndërlidhje të kufizuara por për pjesën më të madhe ai shërben si një ekosistem i ndërmarrjes Microsoft se sa për ndonjë gjë tjetër.

Shërbimi Teambox është duke dëshmuar se ka arritur të trokas në veshët e konsumatorëve. Ndërmarrja ka 900 konsumatorë që paguajnë dhe më tepër se 300,000 përdorues. Ai është njëri nga aplikacionet më të vlerësuara në tregun Google Apps Marketplace. (PCWorld Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>