Biznes

TEB dhe Vala lansojnë produktin e përbashkët TEB SMS

Publikuar , 23 Tetor 2009
0
TEB dhe Vala lansojnë produktin e përbashkët TEB SMS

Ky produkt i ri i quajtur TEB SMS, mund të dërgohet edhe atëherë kur llogaria telefonike e klientit është zero. Shërbimi i ri në Kosovë mundësohet nga TEB dhe PTK për mbushje në Vala.

Tashmë për të kredituar telefonin, klienti duhet që vetëm të dërgojë një SMS me numrin që dëshiron ta mbushë dhe vlerën e kredisë në numrin 2300, pastaj në bazë të kësaj, llogaria e klientit në TEB do të debitohet dhe llogaria telefonike do të kreditohet.

Por, paraprakisht për ta marrë këtë shërbim, klienti duhet të ketë llogari rrjedhëse në TEB dhe të nënshkruaj një autorizim me këtë bankë.

LEXO EDHE:  Kompanitë duhet të raportojnë të ardhurat dhe fitimet që nga viti i ardhshëm

Lajmet e fundit>