Lajmet

Tech Crunch në Ballkan përzgjedh startup-in Sizem, aplikacion për identifikimin e reçipetave të duhura për femrat

Publikuar , 05 Korrik 2013
0
Tech Crunch në Ballkan përzgjedh startup-in Sizem, aplikacion për identifikimin e reçipetave të duhura për femrat

Pak më parë kemi publikuar lajmin e organizimit të disa takimeve nga stafi i Tech Crunch në Ballkan.

Qëllimi kryesor i këtyre mbledhjeve në Sofje, Beograd, Zagreb dhe Ljubljana ka qenë zhvillimi dhe motivimi i sipërmarrjeve inovative.

Tashmë këto mbledhje kanë përfunduar dhe sapo është realizuar takimi i fundit në Zagreb ku zhvillues të ndryshëm kanë prezantuar idetë e tyre të veçanta ndaj John Biggs, një prej editorëve më të suksesshëm ne median teknologjike Tech Crunch.

Ideja e përzgjedhur si më inovative do të ketë shansin që të konkurrojë në eventin e startup-eve Disrupt që do të organizohet së shpejti nga Tech Crunch në Berlin.

Këtë herë John Biggs së bashku me anëtarët e tjerë të jurisë vlerësoi më tepër aplikacionin Sizem, një aplikacion ueb, por njëkohësisht i përshtatshëm edhe për pajisjet mobile i cili ka si synim shumë interesant: Të ndihmojë femrat kudo në botë që kanë probleme me gjetjen e reçipetave të duhura.

Ndërkohë startup-i i përzgjedhur në Beograd ishte Pubsonic, një aplikacion që shërben për të kërkuar dhe analizuar të dhënat e hapura biomjekësore si dhe i prezanton ato me grafikë të klikueshëm. (PCWorld Albanian)

TourZagreb

LEXO EDHE:  Merrni masa ose fotot në Flickr do tu fshihen

Lajmet e fundit>