Harduer

Teknologjia 5G do të godasë rëndë jetëgjatësinë e baterisë së iPhone 12

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Tetor 2020
Gjatë përdorimit të 4G, iPhone 12 dhe 12 Pro performojnë më mirë duke duke mbijetuar për 10 orë e 23 minuta dhe 11 orë e 24 minuta respektivisht. Teknologjia 5G do të godasë rëndë jetëgjatësinë e baterisë së iPhone 12

Pas analizave dhe vlerësimeve të para që ju bënë iPhone 12 dhe 12 Pro, një raport i ri nga Tom’s Guide zbulon se jetëgjatësia e baterisë do të vuajë gjatë përdorimit të teknologjisë 5G.

Raporti bazohet në një testim ku iPhone shfleton në ueb me shkëlqim prej 150 nits të ekranit, duke hapur një sajt çdo 30 sekonda derisa bateria të konsumohet.

Testimi i kryer në iPhone 12 tregoi se bateria mbijetoi për 8 orë dhe 25 minuta ndërsa e iPhone 12 Pro për 9 orë dhe 6 minuta.

Gjatë përdorimit të 4G, iPhone 12 dhe 12 Pro performojnë më mirë duke duke mbijetuar për 10 orë e 23 minuta dhe 11 orë e 24 minuta respektivisht.

E thjeshtuar, në 5G bateria konsumohet 20% më shpejtë sesa në 4G. I njëjti testim i aplikuar mbi iPhone 11 në 4G zbuloi se bateria e këtij të fundit jeton për 11 orë e 16 minuta ndërsa në iPhone 11 Pro për 10 orë e 24 minuta.

Kapacitetet e baterive në mbarë linjën iPhone 12 prezantuar këtë vit mendohet të jenë reduktuar krahasuar me modelet e vitit të kaluar. Për këtë arsye Apple ka integruar një funksionalitet të ri që e quan “Smart Data Mode” ku 5G-ja fiket në raste kur nuk është e nevojshme duke favorizuar 4G.

Me fikjen e 5G përfiton bateria e iPhone 12 dhe 12 Pro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Planet e Apple rrezikojnë seriozisht dominimin e Intel