Harduer

Teknologjia e re do të rrisë adoptimin e ekraneve të rezolucionit të lartë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Qershor 2019
0
Si rezultat DisplayPort 2.0 është standardi i parë që mbështet rezolucionin 8K me 60Hz dhe rezolucion 4:4:4 me ngjyra të plota. Teknologjia e re do të rrisë adoptimin e ekraneve të rezolucionit të lartë

Me ekranet 8K që kanë filluar të shfaqen dhe ekranin 6K të Pro Display XDR të Apple, portat e ekranit “DisplayPort” kanë nevojë për përditësime.

Sot Shoqata e Standardeve Elektronike të Videove (VESA) adresoi kërkesën për rritjen e bandwidthit dhe zbuloi DisplayPort 2.0.

Është përditësimi i parë i standardit që prej 2016-ës dhe do të ofrojë tre herë më shumë bandwidth krahasuar me versionin e kaluar.

Mbështet ekranet 8K, HDR në rezolucione të larta, frekuencë të lartë rifreskimi dhe mbështetje për konfigurime me shumë monitor.

Gjithashtu pritet të përmirësojë eksperiencën AR dhe VR. Versioni 2.0 funksionon mbi USB-C si dhe përmes konektorit DisplayPort.

Standardi i ri ka një bandwidth maksimal prej 77.37 Gbps, afro trefishin e versionit 1.4 prej 25.92Gbps.

Si rezultat DisplayPort 2.0 është standardi i parë që mbështet rezolucionin 8K me 60Hz dhe rezolucion 4:4:4 me ngjyra të plota.

VESA thotë se DP 2.0 është hapi më i madh në historinë e DisplayPort. Produktet e para me këtë teknologji do të shfaqen në treg në fund të 2020-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbërrin Android 9 Pie për Galaxy S9 dhe S9 Plus

Lajmet e fundit>