Harduer

Teknologjia e re e Apple, qershia mbi tortë për iPhone 12

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Prill 2020
0
Nga informacionet e përvetësuara nga çmontimi ai ka arritur të krijojë një model grafik të iPhone 12 me këtë sensor dhe rezultati duket sikur të ishte fantashkencë. Teknologjia e re e Apple, qershia mbi tortë për iPhone 12

Pak ditë më parë Apple la të kuptohej se këtë vit do të sjellë mbase një prej risive më të mëdha ndër vite. Kompania prezantoi një iPad me dy kamera të pasme dhe një teknologji të re përdorur tek makinat me sistem vetëdrejtimi quajtur LIDAR.

Ky sensor do të përdoret në ambiciet e kompanisë në teknologjinë e realitetit të shtuar.

Eksperti i çmontimit pranë iFixit Filip Koroy ishte ai që çmontoi iPad-in e ri dhe skanerin LIDAR dhe arriti në përfundimin se mund të integrohet lehtësisht edhe në iPhone 12.

Nga informacionet e përvetësuara nga çmontimi ai ka arritur të krijojë një model grafik të iPhone 12 me këtë sensor dhe rezultati duket sikur të ishte fantashkencë.

iFixit arriti në përfundimin se kamera LIDAR përbëhej nga dy sensorë, një transmetues dhe një marrës. Funksionon njëlloj si Face ID ku transmetuesi dërgon pika infra të kuqe dhe sensori tjetër i merr pas.

 

Është ky modul që hedh dritë mbi planet e Apple me iPhone 12. Koroy ndërtoi një pamje grafike të modulit të përshtatur për iPhone 12 dhe sesi do të ngjante nëse do të implementohej.

I vetmi problem me këtë zbulim është se Apple nuk pritet të sjellë ndryshme dramatike për kamerat këtë vit. Megjithatë nuk përbën ndonjë surprizë sepse iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max janë një hap i madh përpara krahasuar me XS dhe XS Max.

Në fund është skaneri LIDAR ai që do të bëjë diferencën për iPhone 12 në sytë e rivalëve. Ka prej atyre që hedhin poshtë ardhjen e kësaj teknologjike këtë vit. Por pse zgjodhi Apple të lançonte një sensor në fillim të 2020-ës me linjën iPad Pro?

LEXO EDHE:  Ekspertët të alarmuar nga një sistem i inteligjencës artificiale që shkruan artikuj

Sepse deri në Shtator Apple jo vetëm që ka përmirësuar mjetet për shfrytëzimin e teknologjisë por dhënë mundësi edhe zhvilluesve ta bëjnë atë. Së fundi pothuajse 7 muaj përdorim të teknologjisë në iPad janë mjaftueshëm informacione të cilat do ta përmirësonin më tutje në iPhone 12.

Në fund të fundit LIDAR është vetëm qershia mbi tortë. Apple do të sjellë një çip revolucionar A14 këtë vit, ekran me frekuencë të lartë si dhe 5G. /PCWorld Albanian