Harduer

Teknologjia e re e baterive të Xiaomi ofron 10% më shumë kapacitet

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Dhjetor 2021
Në një postim në rrjetin social Kinez Weibo, kompania tha se teknologjia e re e baterisë sjell më shumë kapacitet në të njëjtin volum. Teknologjia e re e baterive të Xiaomi ofron 10% më shumë kapacitet

Edhe pse kemi parë ndryshime të mëdha në teknologjinë e karikimit të shpejtë të baterive në vitet e fundit, vetë bateritë e smartfonëve kanë ngelur të paprekur. Megjithatë Xiaomi mesa duket ka vendosur të veprojë i pari me një zgjidhje më të mirë.

Në një postim në rrjetin social Kinez Weibo, kompania tha se teknologjia e re e baterisë sjell më shumë kapacitet në të njëjtin volum.

Xiaomi pretendon se teknologjia e re sjell përmbajtje silikoni 3 herë më të lartë në elektrodat negative sesa bateritë ekzistuese lithium-ion. Si rezultat kompania mund të aplikojë 10% më shumë kapacitet në të njëjtin volum.

Edhe nga imazhet e paraqitura nga Xiaomi bateria e re duket më e vogël edhe pse kanë kapacitet të njëjtë. Edhe pse 10% mund të mos duket një rritje e madhe, do të bëjë një diferencë të dukshme në jetëgjatësi baterie.

Prodhimi në masë i baterive të reja do të fillojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm prandaj nuk presim ti shohim tek smartfonët deri në fund të 2022. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi parakalon Samsung në Evropë

Tags >

Xiaomi