Lajmet

Teknologjia e re e Gmail hap uebsajtet brenda postës elektronike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Qershor 2019
0
Google do të bëjë të disponueshme e-mail-et dinamike me teknologjinë AMP për të gjithë përdoruesit e Gmail nga data 2 Korrik pas lançimit në fazën beta Teknologjia e re e Gmail hap uebsajtet brenda postës elektronike

Së shpejti përdoruesit do të mund të bëjnë shumë më tepër në Gmail pa qenë nevoja të largohen nga posta elektronike.

Google do të bëjë të disponueshme e-mail-et dinamike me teknologjinë AMP për të gjithë përdoruesit e Gmail nga data 2 Korrik pas lançimit në fazën beta për konsumatorët G Suite.

Me shumë gjasa duhet të jeni hasur me termin AMP, ose “ faqet mobile të akseleruara” të cilat nëse hapni një link në telefon faqet hapen shumë më shpejtë me protokollin e ri të Google.

Me AMP në Gmail, përdoruesit do të mund të kryejnë detyra bazuar në ueb direkt nga posta e tyre elektronike si plotësimi i formularëve, rezervimet, përgjigja ndaj një editimi në Google Docs apo shfletimi i imazheve në karusel.

Funksioni do të jetë i disponueshëm vetëm për Gmail në ueb ndërsa për mobile nuk është përcaktuar ende një datë.

Në fillim të vitit Google bashkëpunoi me disa partnerë për dërgimin e e-mail-eve dinamike përfshirë Booking.com, Despegar, Doodle, Ecwid, Freshworks, Nexxt, OYO Rooms, Pinterest dh redBus.

Ndërsa lista me shumë gjasa do të rritet, mos prisni që e-mail-et dinamike të pushtojnë poston tuaj elektronike menjëherë. Përpara se të sigurojë teknologjinë, Google kryen disa kontrollet privatësie dhe sigurie për çdo partner.

E-mail-et dinamike do të jenë të mirëpritura nga njerëzit e fiksuar pas produktivitetit të cilët urrejnë të hapin me dhjetëra tabe. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një sensor do ta bëjë kamerën e LG G8 ThinQ të pakrahasueshme

Lajmet e fundit>