Analiza

Teknologjia na bënë më të lumtur!

Publikuar , 14 Maj 2010
0
Teknologjia na bënë më të lumtur!

BCS, Instituti Chartered për IT, ka analizuar këtë sondazh, dhe ka gjetur disa gjëra shumë interesante. Sipas tyre, femrat në shtetet në zhvillim e sipër dhe njerëz të të dy gjinive me të hyra të ulëta dhe shkallë të ultë të edukimit, janë emocionalisht të ndikuar nga qasja e tyre në teknologji.

Studimi gjithashtu ka gjetur se ky korrelacion nuk paraqitet me rritjen e moshës, pavarësisht tentimeve të shteteve të ndryshme për të vendosur popullatën e moshuar online.

“Të ri apo të vjetër, të gjithë jemi njerëz social, dhe kemi nevojë për gjëra IT për tu qasur në nevojat tona” tha hulumtuesi Paul Flatters, nga Trajectory Partnership, e cila kreu hulumtimin në kuadër të BCS.

Gjetjet e ekipit hulumtues bien ndesh me pikëpamjet e psikologut si Yair Amichai-Hamburger, drejtor i Qendrës Hulumtuese për Psikologji të Inretnetit pranë Sammy Ofer School of Communications në Izrael, i cili në një shkrim të botuar gjatë vitit të kaluar theksoi se teknologjia ka një ndikim negativ në mirëqenien e njeriut, duke turbulluar kohën profesionale dhe private.

Në anën tjetër, rezultatet e studimit BCS, mbrohen nga hulumtuesit të cilët thonë se, pronësia e teknologjisë është një simbol në shumë kultura.

Sipas tyre, të kesh një kompjuter është sinonim i edukimit anembanë botës, dhe madje në Indi mendohet se është shenjë e prosperitetit.

LEXO EDHE:  Çfarë është Libra? Çdo gjë që duhet të dini rreth kriptomonedhës së Facebook

Lajmet e fundit>