Blog

Teknologjia sekrete e Luftës së Ftohtë që sot të gjithë e përdorim

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Dhjetor 2019
0
RFID, një shkurtim si fjalëve Radio-Frequency Identification, sot është diçka e zakonshme në ekonominë moderne. Teknologjia sekrete e Luftës së Ftohtë që sot të gjithë e përdorim

Moskë, 4 Gusht 1945. Kapitulli i Luftës së Dytë Botërore përfundoi dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik po mendonin për të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

Në ambasadën Amerikane, një grup djemsh nga Organizata e Pionierëve të Rinj të Bashkimit Sovjetik bënë një gjest miqësie mes dy superfuqive.

Ata dhuruan një vulë të bërë me dorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ambasadorin Amerikan Averell Harriman. Më vonë kjo vulë do të njihej si “Gjëja.”

Normalisht zyra e Harriman duhej të kontrollonte pajisjen për probleme, por pa bateri dhe pa tela çfarë dëmi mund të shkaktonte ajo?

Harriman e mori “Gjënë” dhe e vendosi në murin e dhomës së tij të studimit, veprim i cili tradhtoi bisedat e tij më private në 7 vitet e ardhshme.

Ai nuk e kishte kuptuar se pajisja është ndërtuar nga një prej gjenive të shekullit 20. Leon Theremin u bë i famshëm për instrumentin e tij revolucionar muzikor i cili luhej pa e prekur fare.

Ai kishte jetuar në SHBA me bashkëshorten e tij Lavina Williams përpara se të rikthehej në Bashkimin Sovjetik në 1938. Bashkëshortja e tij më pas tha se është rrëmbyer. Theremin u dërgua në një burg ku me forcë u detyrua të dizajnonte pajisje përgjimi, në mesin e tyre edhe “Gjënë.”

Erdhi dita që radio-operatorët Amerikanë mësuan se bisedat e ambasadorit po transmetohen jashtë përmes valëve. Këto transmetime ishin të paparashikueshme dhe u desh kohë për të zbuluar sekretin duke qenë skanimi i ambasadës për transmetime radio nuk gjeti prova.

Ajo që po përgjonte ishte vetë “Gjëja.” Pak më e madhe se një antenë e vogël bashkëngjitur me një diafragmë të argjendtë që shërbente si mikrofon. Nuk kishte bateri e as një burim energjie. “Gjëja” nuk kishte nevojë për to.

LEXO EDHE:  Telashet e WeWork marrin fund pas një investimi 5 miliardë dollarësh

Ajo aktivizohej nga valë radio që dërgoheshin në ambasadën Amerikane nga Sovjetikët. Përdorte energjinë e sinjalit marrës për të kthyer sinjalin pas. Kur sinjali dërgues i Sovjetikëve fikej, “Gjëja” heshte.

Duket si një kuriozitet teknologjik ashtu si instrumenti muzikor i Theremin. Por ideja e një pajisjeje e cila dërgon informacion dhe merr energji nga valët radio është shumë më tepër sesa kaq.

RFID, një shkurtim si fjalëve Radio-Frequency Identification, sot është diçka e zakonshme në ekonominë moderne. Edhe pasaporta e ka një të tillë. Edhe karta e kreditit.

Librat nëpër biblioteka zakonisht kanë etiketa RFID. Disa prej tyre kanë burime energjie, por shumica, ashtu si “Gjëja” e Theremin, fuqizohen nga sinjali marrës.

Një formë RFID u përdor nga vendet aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur radari zbulonte disa aeroplanë, një pjesë teknologjike quajtur “transponder” bazuar në RFID reagonte ndaj radarit duke kthyer sinjalin që thoshte “jemi në anën tuaj, mos gjuani.”

Ashtu si barkodet, etiketat RFID përdoren për të identifikuar një objekt me shpejtësi. Por ndryshe nga barkodet, ato mund të skanohen automatikisht, pa pasur nevojë për fushëpamje. Disa etiketa mund të lexohen nga disa metra larg, disa të skanohen e disa të rishkruhen, lexohen e çaktivizohen në distancë.

Dhe mund të ruajnë më shumë të dhëna sesa një barkod. Etiketat RFID janë përdorur në të kaluarën në karroceritë hekurudhore dhe bagëtitë në 1970.

Por në fillim të 2000, Tesco dhe Walmart filluan të përdornin këto etiketa në pothuajse çdo gjë. Disa entuziastë madje bën implante RFID në trupat e tyre.

Në 1999, Kevin Ashton, tha se RFID mund të çojë drejt Internetit të Gjërave. Megjithatë vëmendja tek kjo teknologji ra me ardhjen e smartfonëve, orëve inteligjente, altoparlantëve inteligjentë, termostateve e madje edhe makinave inteligjente.

LEXO EDHE:  Aplikacioni i ri i Microsoft është ajo çfarë prindërit kanë nevojë

Të gjitha këto pajisje janë të sofistikuara por kanë nevojë për burim substancial energjie. Kur debatojmë sot rreth Internetit të Gjërave, zakonisht nuk u referohemi RFID por këtyre pajisjeve komplekse ku makina thekëse komunikon me frigoriferin dhe lojërat e seksit që kontrollohen në distancë dhe mund të zbulojnë më shumë informacione rreth sjelljeve tona sesa mendojmë.

Sociologia Shoshana Zuboff epokën e sotme quan “kapitalizëm mbikëqyrës” ku shkelja e privatësisë është modeli më i suksesshëm i biznesit.

Por ditët e lavdishme të RFID janë përpara. Shumica e njerëzve sot përdorin smartfonë. Por RFID mbeten një mënyrë shumë më pak e kushtueshme për të gjurmuar.

Ata përdoren për të hapur dyert, gjurmuar sendet, komponentët, madje edhe ilaçet apo për të automatizuar proceset e prodhimit dhe kryer pagesa me shpejtësi. RFID mund të mos ketë fuqinë dhe fleksibilitetin e një ore inteligjente apo makine vetëdrejtuese, por është i lirë dhe i vogël.

Dhe nuk ka nevojë për bateri. Kushdo që beson se teknologjia RFID është e parëndësishme, le të kujtojë emrin e Leon Theremin. /PCWorld Albanian