Harduer

Teknologjitë që ndryshuan jetën tonë (Infografik)

Publikuar , 20 Gusht 2013
0
Teknologjitë që ndryshuan jetën tonë (Infografik)

Gjatë viteve të fundit teknologjia ka ndryshuar mënyrën së si bëjmë biznes, që nga shndërrimi i postës së zakonshme që transmetohej me kuaj tek ajo elektronike që transmetohet përmes ajrit.

Në infografikun e mëposhtëm do të bëjmë një udhëtim në retrospektivë, që prej vitit 1712 e deri sot.

Me ardhjen e telegrafit në vitin 1837 u erdhi fund kohëve kur njerëzit duhet të ushqenin kafshët për të transmetuar mesazhet nga një vend në një tjetër. Disa vite më vonë erdhi telefoni i parë. Në 1876-n, ai sillte komunikim të menjëhershëm, arsyeja kjo pse kompanitë e telegrafeve u kthyen shumë shpejt në kompani telekomunikacioni.

Në vitin 1880, me shpikjen e llambës elektrike, u rrit mirëqenia dhe bizneset mund të punonin më gjatë dhe në mënyrë më efiçente. 16 vjet më vonë, motori vuri në lëvizje rrotat dhe në vitin 1903 filluan aeroplanët e parë.

Televizori bëri debutimin e parë në 1947-n, i mundësuar nga shpikja e tranzistorëve. Viti 1982 solli prezantimin e parë të kompjuterëve personalë, edhe pse fuqia e tyre përpunuese ishte shumë larg asaj që njohim sot.

Viti 1992 shënon lançimin e smartfonit të parë, i cili u ofronte përdoruesve lidhje në çdo kohë.

Pothuajse një dekadë më vonë filloi shpërndarja e shërbimeve “cloud”, të cilat u prezantuan për herë të parë në vitin 2005. Me cloud-in njerëzit mund të kishin akses në materialet e tyre nga çdo vend i botës, pavarësisht kompjuterit apo pajisjes që përdornin. (PCWorld Albanian)

infografik

LEXO EDHE:  Credit Suisse parashikon rënie me 19% të prodhimit të smartfonëve gjatë 2019

Lajmet e fundit>