Biznes

Telecom Italia lançon 5G në Romë dhe Torino

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Qershor 2019
0
Kompania ka planifikuar të zgjerojë mbulimin 5G edhe në qytete të tjera Italiane, edhe pse nuk ka dhënë një datë ekzakte për të. Operatori rival Vodafone lançoi 5G më 16 Qershor duke mbuluar Milanon dhe 28 minibashkitë e saj plus Romën, Torinon, Napolin dhe Bolonjën. Telecom Italia lançon 5G në Romë dhe Torino

Telecom Italia (TIM) lajmëroi debutimin e rrjetit të parë 5G edhe pse mbulimi me këtë rrjet celular është i kufizuar në disa zona të Romës dhe Torinos.

Firma ka filluar gjithashtu të reklamojë smartfonët 5G si Samsung Galaxy S10 dhe Xiaomi Mi Mix 5G.

Kësaj liste pritet ti bashkohet shumë shpejtë edhe Oppo Reno. Një plan tarifor 5G kushton 29.99 euro në muaj ose 49.99 euro në muaj ku përfshihet edhe një telefon 5G.

Për të përfituar nga kjo e fundit konsumatorët duhet të paguajnë 199 euro fillimisht. TIM reklamon shpejtësi shkarkimi deri në 2Gbps dhe ngarkimi deri në 300Mbps.

Kompania ka planifikuar të zgjerojë mbulimin 5G edhe në qytete të tjera Italiane, edhe pse nuk ka dhënë një datë ekzakte për të. Operatori rival Vodafone lançoi 5G më 16 Qershor duke mbuluar Milanon dhe 28 minibashkitë e saj plus Romën, Torinon, Napolin dhe Bolonjën.

Firma shtoi se pret që shërbimet 5G të jenë të disponueshme në 45 deri në 50 qytete deri në fund të 2020-ës dhe 100 qytete dhe resorte turistike deri në 2021. Një tjetër operator Italian i cili është më i madhi në vend, Wind Tre, tha këtë javë se do të përfundojë testimet 5G deri në fund të këtij viti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei korr sukses me partneritetet në 5G pavarësisht lobimit Amerikan

Lajmet e fundit>