Vëzhgim

Telefona të nxehtë për fundin e vitit

Publikuar , 11 Nëntor 2010
0
Telefona të nxehtë për fundin e vitit

Samsung Moment (Sprint)
Ekrani 3.2 inç AMOLED në Moment të bazuar në Moment ofron ngjyra të gjalla dhe të sakta, animacione të lehta dhe detaje të thelluara gjatë shikimit të videove. Këndi i gjerë i shikimit ju lejon të shikoni video pa i deformuar, edhe kur e vendosni telefonin në hapësirë të rrafshët.

HTC Tilt 2 (AT&T)
Tilt 2 i bazuar në Windows Mobile 6.5 ka tastierë mahnitëse QWERTY. Këto modele e kanë ekranin e gjerë 3.6 inç WVGA, kufje të dyfishta dhe mikrofon për anulimin e zërit dhe HTC Straight Talk për thirrje konferencash.

HTC Pure (AT&T)
HTC Pure i sofistikuar ka vetëm disa butona fizik. Ekrani 3.2 inç WVGA i ndjeshëm në prekje dominon pjesën e përparme. Pure punon në Windows Mobile 6.5 me Touch FLO 3D dhe kamera e tij 5 megapikselë ofron fotografi të shkëlqyera si në ambiente të brendshme ashtu edhe të jashtme.

Samsung Behold II (T-Mobile)
Me një ekran 3.2-inç AMOLED, Behold II ka meny me kub me lidhje të shkurtër për multimedial. Telefoni i bazuar në Android, i ofruar nga Samsung, ofron ndërfaqen Touch Wiz, Wi-Fi dhe aparat 5 megapikselë me autofokus dhe blic.

HTC Imagio (Verizon)
Me ekran 3.6 inç, Imagio është një telefon atraktiv. Është telefoni i parë në Verizon që përkrah shërbimin për video dhe audio V Cast si dhe V Cast Mobile TV. Ky Windows Mobile 6.5 vjen i mbushur me tipare të orientuara për biznese.

 

 


Motorola Cliq (T-Mobile)

Cliq e ka tastierën dhe ekranin të ndjeshëm në prekje. Është modeli i parë nga Motorola që paraqet Motoblur, që është mbulesa e kompanisë për Android. Motoblur ka disa tipare interesante, si aplikacionin Happenings, i cili jep akses të menjëhershëm në rrjetin tuaj social nga ekrani bazë.         

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

 

 

Lajmet e fundit>