Harduer

Telefonët 5G të Apple vitin e ardhshëm vinë me teknologji të re të procesorit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Tetor 2019
0
Në terësi kalimi në një arkitekturë më të vogël ofron fuqi procesorike më të lartë dhe është më efikas në konsumin e energjisë. Telefonët 5G të Apple vitin e ardhshëm vinë me teknologji të re të procesorit

Tre iPhone të cilët do të debutojnë vitin e ardhshëm me konektivitet 5G do të kenë teknologjinë e modemit Qualcomm X55 5G. Ky modem do të shoqërohet nga çipi i Apple A14 Bionic i cili do të ketë arkitekturën 5-nanometër.

Në terësi kalimi në një arkitekturë më të vogël ofron fuqi procesorike më të lartë dhe është më efikas në konsumin e energjisë.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë spekulime për lançimin e telefonëve 5G të Apple në 2020. Në Korrik analisti Ming Chi Kuo paralajmëroi ardhjen e tyre.

Që prej A12 Bionic, Apple ka përdorur arkitekturën 7-nanometër. Rivali i kompanisë i Huawei gjithashtu është raportuar se po punon në një çip 5-nanometër për vitin e ardhshëm.

Së bashku me konektivitetin 5G, iPhone e vitit të ardhshëm do të pësojnë ridizajnimin e parë madhor që prej 2017-ës dhe mund të vinë me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA procedim penal ndaj themeluesve të OneCoin

Lajmet e fundit>