Lajmet

Telefonët Android me procesorët Qualcomm do të marrin 4 versione Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Dhjetor 2020
Çdo telefon Android me procesor Qualcomm do të marrë katër versione madhore të Android dhe katër vite përditësime sigurie. Versioni Android me të cilin një telefon debuton është viti i parë i këtij premtimi. Telefonët Android me procesorët Qualcomm do të marrin 4 versione Android

Në 2017-ën Google lançoi Projektin Treble, një ridizajnim modular i arkitekturës së Android që do të reduktonte kohën që prodhuesve të telefonëve ju duhej të përditësonin pajisjes e tyre me versionet më të fundit të sistemit operativ.

Një partneritet i ri mes Google dhe Qualcomm, kompania e cila i bën procesorët Snapdragon tek pjesa më e madhe e telefonëve Android, do të shohë dy kompanitë të punojnë së bashku për ta përmirësuar më tepër Projektin Treble dhe thjeshtuar procesorin e përditësimit.

Ata thonë se partneriti do të reduktojë kohën dhe burimet e nevojshme për prodhuesit për të përditësuar telefonët me sistemin operativ më të fundit të Google duke jua zgjatur njëkohësisht jetën produkteve.

Çdo telefon Android me procesor Qualcomm do të marrë katër versione madhore të Android dhe katër vite përditësime sigurie. Versioni Android me të cilin një telefon debuton është viti i parë i këtij premtimi.

Procesori i fundit Snapdragon 888 do të marrë versionet Android 11, 12, 13 dhe 14. Janë pikërisht telefonët me këtë procesor që do të përfitojnë nga plani i ri. Qualcomm tha se ka planifikuar të bëjë të njëjtën gjë edhe me çipet e segmentit të ulët.

Por nëse keni një telefon pa një procesor Snapdragon do të ngelni jashtë. Një pjesë e madhe e telefonëve të segmentit të ulët përmbajnë çipe MediaTek. Gjithashtu politika e re nuk është detyruese për kompanisë si Samsung dhe OnePlus nëse zgjedhin të mos përfshihen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfonë low-cost me teknologjinë 5G realitet në 2021