Harduer

Telefonët Android me sensorë të gjurmëve të gishtërinjve mund të vijë në fillim të 2014-s

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
Telefonët Android me sensorë të gjurmëve të gishtërinjve mund të vijë në fillim të 2014-s

Me paraqitjen e Touch ID në iPhone 5S, Apple ka arritur të ofrojë një teknologji verifikimi të veçantë që eklipson shumë përpjekje të para në pajisjet e kaluara konsumerike. Por të tjerët në industri nuk po përpiqen të rrinë duarkryq.

Aleanca FIDO, një shoqatë e 48 ndërmarrjeve është duke shikuar që të zhvillojnë një pasardhës për fjalëkalimin e pasigurt në pajisjet me Android brenda gjashtë muajve.

Duke folur për USA Today, presidenti i grupit Michael Barrett tha se “Qëllimi i FIDO-së është që ai absolutisht do t’iu mundësojë konsumatorëve të kenë qasje në shërbimet mobile që ata mund t’i përdorin me shumë pak fërkim, duke e mbajtur në nivel sigurinë.”

Por planet e FIDO Alliance shkojnë përtej biometrikes. Qëllimi pas të gjithave është zhvillimi i një standardi të pranishëm kudo dhe të hapur që ofron një mori të gjerë të metodave të verifikimit për përshtatje maksimale.

Bashkëpunëtorët e fuqishëm si Google kanë nënshkruar për të ndihmuar çështjen, por ende duhet të presim për të parë ndonjë ekzekutim të vizionit të FIDO-s. Barrett këmbëngul që duke ardhur, duke thënë që konsumatorët mund të presin valën e parë të pajisjeve Android të pajisura të FIDO-së në fillim të vitit 2014.

Kjo është madje shpresuese që Apple sipas informacionëve mund t’i bashkohet vetë Aleancës FIDO. “Atë që e vërejmë është që është e mundshme që Apple mund të zgjedhë të përdorë FIDO, por kjo mund të bëhet mbase pas disa viteve.” (PCWorld Albanian)

SEcurity

LEXO EDHE:  League of Legends po vjen në platformat mobile

Lajmet e fundit>