Harduer

Telefonët e parë që do të marrin Android 12

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Maj 2021
Google tha se programi Android 12 beta është i disponueshëm për 20 modele smartfonësh nga 11 prodhues të ndryshëm. Telefonët e parë që do të marrin Android 12

Google lançoi ditën e djeshme programin eksperimental të Android 12 duke detajuar ndryshimet e pritura për versionin e ardhshëm madhor të sistemit operativ.

Ndërsa lançimi publik i sistemit operativ është ende larg, kompania si gjithnjë u jep përdoruesve të avancuar dhe entuziastëve një shans për të provuar të rejat përpara të tjerëve.

Ndërtimet eksperimentale beta janë më stabile sesa ato që ofrohet për zhvilluesit në fazat e hershme edhe pse kanë problemet e tyre gjithashtu.

Google tha se programi Android 12 beta është i disponueshëm për 20 modele smartfonësh nga 11 prodhues të ndryshëm.

Por procesi i instalimit ndryshon nga një pajisje tek tjetra dhe përdoruesit duhet të ndjekin udhëzimet e kompanisë.

Mëposhtë keni një listë të smartfonëve që janë pjesë e programit beta të Android 12:

  • Google Pixel 5
  • Google Pixel 4a 5G
  • Google Pixel 4a
  • Google Pixel 3
  • Google Pixel 3 XL
  • Google Pixel 3a
  • Google Pixel 3a XL
  • Asus Zenfone 8
  • OnePlus 9
  • OnePlus 9 Pro
  • OPPO Find X3 Pro
  • Realme GT (China)
  • Nokia X20
  • Sharp
  • TCL 20 Pro 5G
  • Tecno Camon 17
  • Vivo iQOO 7
  • Xiaomi Mi 11 Ultra
  • Xiaomi Mi 11
  • Xiaomi Mi 11i
  • Xiaomi Mi 11X Pro
  • ZTE Axon Ultra 5G

Nëse keni një prej smartfonëve të lartpërmendur, më shumë detaje rreth instalimit gjeni në uebsajtin e Android 12 beta. Rikthimi në Android 11 do të fshijë çdo gjë në telefonin tuaj.

LEXO EDHE:  Miratohet rregullorja e re për licencimin e institucioneve të pagesave dhe parasë elektronike