Harduer

Telefonët e rinj buxhetor të Google fillojnë nga 399 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Maj 2019
0
Debutimi i pritshëm i telefonëve të rangut të mesën vjen në një kohë kur ka pasur raportime se kompania është ballafaquar me vështirësi për shitjen e telefonëve. Telefonët e rinj buxhetor të Google fillojnë nga 399 dollarë

Telefonët buxhetor të Google që do të debutojnë së shpejti, Pixel 3a dhe Pixel 3a XL do të fillojnë nga 399 dhe 479 dollarë respektivisht.

Çmimet e telefonëve u zbuluan nga kanali në YouTube “This is Tech Today.”  Të dy çmimet janë për modelet 64GB të telefonëve të cilët raportohet se do të ofrohen edhe në variantin 128GB.

Sipas YouTuberit teleonët do të përbëhen prej plastike, me altoparlantë në fund, ekrane 1080p dhe kufje tradicionale 3.5mm.

Në brendësi të telefonit do të jetë një procesor i rangut të mesëm Snapdragon 670 shoqëruar nga 4GB RAM. Kamerat e pasme kanë rezolucion 12-megapiksel ndërsa bateria kapacitet prej 3,000 mAh.

Debutimi i pritshëm i telefonëve të rangut të mesën vjen në një kohë kur ka pasur raportime se kompania është ballafaquar me vështirësi për shitjen e telefonëve.

Të gjitha shenjat na shtyjnë të mendojmë se telefonët Pixel 3a dhe Pixel 3a XL do të debutojnë në konferencën e zhvilluesve Google I/O 2019 më 7 Maj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google lançon shërbimin me të cilin mund të luani lojëra nga shfletuesi

Lajmet e fundit>