Harduer

Telefonët e rinj Motorola janë për ata që nuk duan të shpenzojnë 1,000 dollarë për një smartfon

Publikuar , 08 Shkurt 2019
0
Linja e re fillon nga 199 dollarë për modelet bazë. Vjen i disponueshëm në katër variante: G7, G7 Play, G7 Power dhe G7 Plus. Telefonët e rinj Motorola janë për ata që nuk duan të shpenzojnë 1,000 dollarë për një smartfon

Për ata që duan me të vërtetë një telefon buxhetor por që të kryen punë, Motorola prezantoi ditën e sotme linjën Moto G.

Debutimi i kësaj linje vjen pak javë përpara startit të Kongresit Mobil Botëror. Moto G7 është një linjë buxhetor dhe Kongresi fokusohet kryesisht tek flagshipët.

Linja e re fillon nga 199 dollarë për modelet bazë. Vjen i disponueshëm në katër variante: G7, G7 Play, G7 Power dhe G7 Plus.

Modeli Plus sjell disa efekte kamere të marra nga linja Moto Z. Telefoni del në shitje sot në Brazil dhe Meksikë dhe së shpejti në Evropë, Australi dhe Amerikën Latine.

Telefoni ka kamër 16-megapiksel të dyfishtë dhe stabilizim optik. Sakaq modeli i katërt bazë ka ekran 6.2-inç, 12-megapiksel kamër dhe bateri 3,000 mAh.

Në zemër të tij fshihet një procesor Snapdragon 632 dhe kosto 299 dollarë. G7 Power ka të njëjtat specifika por jo kamër të dyfishtë dhe kushton 249 dollarë.

G7 Play është më i liri prej 199 dollarësh dhe ka ekran 5.7-inç dhe kamër 13-megapiksel. Motorola është marka e cila prodhon telefonë për ata që thonë për flagshipët: “Çmë duhet i gjithë ky telefon?”

Prandaj nëse nuk dëshironi të shpenzoni 1,000 dollarë për një telefon do të dini ku të drejtoheni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shtyhet përsëri, arkitektura 10 nanometër e procesorëve Intel vjen në fund të 2019-ës

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>