Harduer

Telefonët e rinj Nokia sjellin dizajne moderne për më pak se 170 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Shkurt 2019
0
Kompania prezantoi Nokia 4.2, Nokia 3.2 dhe Nokia 1 Plus ku më i shtrenjtë është 169 dollarë. Ato janë smartfonë tepër ekonomikë dhe me specifika të kënaqshme. Telefonët e rinj Nokia sjellin dizajne moderne për më pak se 170 dollarë

HMD prezantoi disa smartfonë të rinj në Kongresin Mobil Botëror këtë vit. Tashmë kemi folur për Nokia 9 PureView dhe ka ardhur momenti hedhim shikimin drejt modeleve të rangut të ulët.

Kompania prezantoi Nokia 4.2, Nokia 3.2 dhe Nokia 1 Plus ku më i shtrenjtë është 169 dollarë. Ato janë smartfonë tepër ekonomikë dhe me specifika të kënaqshme.

Çdo vit Nokia shton 0.1 pas numrit të debutimit. Konkretisht në 2017 kompania prezantoi Nokia 3, në 2018 Nokia 3.1 dhe tashmë prezantoi Nokia 3.2.

Ky i fundit ka vjen me procesor Snapdragon 429 me katër bërthama Cortex-A35 shoqëruar nga 2GB ose 3GB RAM dhe 16 ose 32GB memorie të brendshme.

Nokia 3.2 ka ekran 6.26-inç me rezolucion 1520×720 LCD, 13-megapiksel kamër të pasme dhe 5-megapiksel kamër frontale. Vjen me bateri 4,000 mAh dhe Android 9 Pie për 139 dollarë.

Nokia 4.2 është modeli më i shtrenjtë falë procesorit tetë bërthamësh Snapdragon 439 dhe dy kamerave të pasme 13+2-megapiksel.

Telefoni ka ekran 5.71-inç me rezolucion 1520×720 piksel, 2GB ose 3GB RAM dhe 16 ose 32GB memorie të brendshme.

Ka Android 9 Pie dhe bateri prej 3,000 mAh. Telefoni do të shitet për 169 dollarë.

Të dy Nokia 3.2 dhe 4.2 kanë skaner të shenjave të gishtërinjve ndërsa ky i fundit vjen me NFC.

Së fundit, Nokia 1 Plus është modeli më buxhetor dhe kushton 99 dollarë. Përdor sistemin operativ Androi 9 Pie Go Edition dhe ka ekran 5.45-inç me rezolucion 854×480 piksel.

Fuqizohet nga procesori MediaTek MT6739WW me katër bërthama, 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme. Kamera e pasme ka sensor prej 8-megapiksel dhe frontale prej 5-megapiksel.

LEXO EDHE:  Huawei premton telefonin 5G më të fuqishëm në botë por kush do të guxojë ta blejë

Të tre telefonët kanë hapësirë për kartat microSD. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>