Harduer

Telefonët futuristikë mund të vinë andej nga nuk e prisnit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Shkurt 2019
0
Megjithatë spekulimet rreth Iqoo kanë nisur. Nën-markat po përdoren nga kompanitë e mëdha për tu afruar me grupe të ndryshme njerëzish. Telefonët futuristikë mund të vinë andej nga nuk e prisnit

Prodhuesi Kinez i smartfonëve Vivo në heshtje të plotë ka lançuar nën-markën e re të quajtur Iqoo.

Lajmin për markën e re dhe në rrjetin social Weibo duke mos hyrë në detaje se çfarë pajisjesh do të prodhojë ajo.

Megjithatë spekulimet rreth Iqoo kanë nisur. Nën-markat po përdoren nga kompanitë e mëdha për tu afruar me grupe të ndryshme njerëzish.

Për shembull Huawei përdor nën-markën Honor për të prodhuar telefonë për njerëzit me buxhet të ulët që nuk përballojnë dot segmentin premium.

Vivo është në pronësi të BBK Electronics së bashku me Oppo dhe OnePlus. Oppo gjithashtu ka bërë të njëjtën gjë me nën-markën Realme.

Vivo prodhon telefonë nga 150 dollarë deri në 700 dollarë më i shtrenjti. Me markën Iqoo raportohet se kompania do të prodhojë telefonë premium me çmime të larta.

Imazhi që shoqëron njoftimin paraqet një qytet futuristikë duke na lënë të kuptojmë se telefonët Iqoo nuk kanë për të qenë normalë në sytë e industrisë.

Vivo shquhet për telefonët e “çmendur” që prodhon si Vivo Apex vitin e kaluar apo pasardhësi që do të prezantojë pas pak ditësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ky telefoni më i thjeshtë në botë për tu riparuar

Tags >

Vivo
Lajmet e fundit>