Lajmet

Telefonët Huawei përmbyten nga reklamat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Qershor 2019
0
Janë disa modele telefonësh të prekur dhe mesa duket reklamat shfaqen si pjesë e funksionit Magazine Unlock. Telefonët Huawei përmbyten nga reklamat

Disa telefonë Huawei kanë filluar të tregojnë reklama në ekranin e kyçjes sipas Android Police.

Përdoruesit filluan të raportonin ditën e djeshme reklama nga Booking.com. Janë disa modele telefonësh të prekur dhe mesa duket reklamat shfaqen si pjesë e funksionit Magazine Unlock.

Me këtë funksion përdoruesit mund të vendosin një set imazhesh të shfaqen në ekranin e kyçjes së telefonit i të cilët ndryshojnë sa herë që dikush hap telefonin.

Llogaria Gjermane në rrjetin social Twitter e Huawei kërkoi falje duke thënë se kompania nuk a për qëllim të reklamojë duke i sugjeruar përdoruesve të çaktivizojnë funksionin Magazine Unlock.

Ndryshimi i imazhit të ekranit të kyçjes në diçka që nuk është e vetë telefonit do të eliminojë reklamat.

Për çfarëdo arsye Huawei ta ketë bërë këtë veprim, nuk tingëllon e bukur sidomos në një kohë kur kompania është nën presionin Amerikan dhe atë publik. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakohen 50 milion përdorues, Facebook ju ndryshon fjalëkalimet

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>