Harduer

Telefonët me markën BlackBerry së shpejti do ti përkasin të kaluarës

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shkurt 2020
0
TCL prezantoi disa modele Android me tastierën klasike të BlackBerry. Megjithatë edhe kjo epokë do të marrë fund në Gusht të 2020-ës. Telefonët me markën BlackBerry së shpejti do ti përkasin të kaluarës

Gjiganti Kinez i elektronikës TCL nuk do të lëshojë më asnjë telefon BlackBerry në treg bëri të ditur kompania.

Në 2016-ën nënshkroi një marrëveshje me BlackBerry për prodhimin e telefonëve Android me këtë markë pasi vetë kompania Kanadeze ndaloi së prodhuari telefonë me harduerin dhe softuerin e saj.

TCL prezantoi disa modele Android me tastierën klasike të BlackBerry. Megjithatë edhe kjo epokë do të marrë fund në Gusht të 2020-ës.

Në 2016-ën BlackBerry vendosi të mos prodhojë më vetë smartfonëve pas 14 vitesh. Dikur një lider i tregut, kompania u tërhoq nga tregu pasi nuk mbajti dot ritmin e rivalëve të Samsung dhe Apple.

Tentoi të ndryshojë fatin me sistemin operativ BlackBerry 10 po nuk tërhoqi as aplikacionet popullore. Kompania sot fokusohet në softuer dhe siguri kibernetike. Nën marrëveshjen që kishte me TCL, ky i fundit do të përdorte emrin BlackBerry dhe tastierën ikonike.

BlackBerry ofroi aplikacionet dhe versionin me siguri të lartë të Android ndërsa TCL paguante një tarifë kompanisë Kanadeze për çdo model të shitur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google lançon integrimin e G Suite në Gmail