Lajmet

Telefonët rinj Xiaomi Mi CC u dedikohen të rinjve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Qershor 2019
0
Për të dizajnuar telefonë trendi, Xiaomi ka punësuar një ekip produkti në moshë të re, shumica e të cilëve vinë nga artet. Pak muaj më parë Xiaomi vendosi të krijonte një seri më vete smartfonësh, të Redmi me kosto të ulët. Telefonët rinj Xiaomi Mi CC u dedikohen të rinjve

Prodhuesi Kinez i smartfonëve Xiaomi ka hasur vështirësi me shitjen e telefonëve muajt e fundit prandaj ka vendosur të zgjerojë ofertën e saj duke adresuar konsumatorë specifikë.

Në rastin më të fundit kompania ka vendosur tu “drejtohet” moshave të reja me lançimin e Mi CC, një seri të re smartfonësh të cilët do të bëhen smartfonët “trendi” për të rinjtë.

Mi CC do të thotë Camera+Camera, dhe i referohet telefonëve të ardhshëm me dy kamera. Kjo na bën të mendojmë se Xiaomi shpreson të tërheqë moshat e reja duke rritur potencialin fotografikë të telefonëve të ardhshëm.

Informacionet mungojnë me përjashtim të një “algoritmi të Xiaomi i quajtur Meitu AI Beauty Lab” që do të përmirësojë ndjeshëm performancën dhe cilësinë e fotove.

Për të dizajnuar telefonë trendi, Xiaomi ka punësuar një ekip produkti në moshë të re, shumica e të cilëve vinë nga artet. Pak muaj më parë Xiaomi vendosi të krijonte një seri më vete smartfonësh, të Redmi me kosto të ulët.

Kompania shet edhe flagshipin Mi 9 dhe pionerin teknologjik Mi Mix 3. Ka pasur jo pak kritika për emërtimin e smartfonëve nga ana e Xiaomi, por CEO Lei Jun thotë se ky debutim i ri ka një diferencim të qartë nga linjat e tjera të produkteve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Digitalb luftë kundër piraterisë televizive

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>