Harduer

Telefonët Xiaomi do të pajisen me një funksion që mund tu shpëtojë jetën

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Nëntor 2019
0
Kompania në një postim në blog tha se platformat MIUI 11 dhe Mi TV ofron gjurmim të tërmeteve por vetëm në Kinë. Xiaomi thotë se ky funksion mund të paralajmërojë deri në 10 sekonda përpara se një valë sizmike të godasë. Telefonët Xiaomi do të pajisen me një funksion që mund tu shpëtojë jetën

Versioni i Android 10 për telefonët Xiaomi, MIUI 11, është lançuar prej disa muajsh dhe tashmë Xiaomi zbuloi se ka sjellë me të një funksion që mund tu shpëtojë jetën.

Kompania në një postim në blog tha se platformat MIUI 11 dhe Mi TV ofron gjurmim të tërmeteve por vetëm në Kinë. Xiaomi thotë se ky funksion mund të paralajmërojë deri në 10 sekonda përpara se një valë sizmike të godasë.

Një opsion të tillë edhe Apple e ka ofruar në Japoni në 2011 ndërsa në SHBA po testohet një sistem i ngjashëm këtë vit.

Qasja e Xiaomi do të thotë se ata që kanë një telefon të tillë nuk kanë nevojë për aplikacione më vete. Kompania nuk tha nëse ky funksion do të debutojë edhe në vende të tjera të botës dhe kur.

Në Kinë është mundësuar falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet Kineze për fatëkeqsitë natyrore dhe nëse do ta ofrojë edhe në vend të tjera të botës do ti duhet të bashkëpunojnë me institucione shtetërore. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kush janë 290 emoji e reja që do të vinë këtë vit

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>