Harduer

Telefonët Xiaomi në 2020-ën do të karikohen 5 herë më shpejtë sesa Galaxy S10 dhe iPhone 11

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Nëntor 2019
0
Kompania ka planifikuar të sjellë të paktën një telefon në 2020-ën me këtë teknologji. Por nuk përfundon këtu e gjitha sepse Xiaomi do të sjellë edhe një tjetër risi, atë të kërkimit të telefonit përmes teknologjisë wireless dhe me kabllo në të njëjtën kohë. Telefonët Xiaomi në 2020-ën do të karikohen 5 herë më shpejtë sesa Galaxy S10 dhe iPhone 11

Xiaomit i pëlqejnë numrat e mëdhenj: e filloi me Mi Note 10 telefoni i parë me kamër 108-megapiksel, me Mi Mix Alpha me raport ekran dhe trup prej 180% dhe tashmë telefonit e kompanisë në 2020-ën do të vinë me një teknologji karikimi marramendëse prej 100W.

Kompania ka planifikuar të sjellë të paktën një telefon në 2020-ën me këtë teknologji. Por nuk përfundon këtu e gjitha sepse Xiaomi do të sjellë edhe një tjetër risi, atë të kërkimit të telefonit përmes teknologjisë wireless dhe me kabllo në të njëjtën kohë.

Premtimi i radhës vjen pas atij se në 2020-ën çdo teleofn nën 300 dollarë do të ketë një variant 5G. Duke qenë se Huawei është në vështirësi për shkak të sanksioneve Amerikane, Xiaomi po shijon ditë të bukura dhe do të dyfishojë tregun në 2020-ën sipas analistëve.

Vetë kompania tregoi një video të teknologji së karikimit 100W ku një bateri prej 4,000 mAh karikohej në 17 minuta. Aktualisht e vetmja kompani që ofron teknologji në kapacitet të përafërt është Oppo me 65W.

Po të krahasojmë me Samsung dhe Apple, Galaxy S10 ka karikim 25W ndërsa iPhone 11 vetëm 18W. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy Fold shtyhet për në muajin Qershor

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>