Harduer

Telefoni 1600 dollarësh prej titaniumi del në shitje

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Prill 2019
0
Kompania kishte premtuar një variant në 2017-ën kur lançoi telefonin dhe tashmë ka filluar të marrë porositë e versionit prej titaniumi prej 1,595 dollarësh. Telefoni 1600 dollarësh prej titaniumi del në shitje

Më në fund RED ka vendosur të nxjerrë në shitje versionin prej titaniumi të telefonit Hydrogen One.

Kompania kishte premtuar një variant në 2017-ën kur lançoi telefonin dhe tashmë ka filluar të marrë porositë e versionit prej titaniumi prej 1,595 dollarësh.

Kur u shty debutimi i telefonit në Shtator RED u dërgoi përdoruesve një version prej alumini dhe tashmë u dërgon një version prej titaniumi falas.

Ky i fundit dyfishon kapacitetin e memories në 256GB megjithatë 1,600 dollarë janë shumë për një telefon me harduer të 2017-ës që ka procesor Snapdragon 835.

Gjithashtu mungojnë detajet nëse do të ketë një pasardhës ky telefon apo për sistemin modular.

Modeli prej alumini ka kushtuar 1,295 dollarë për të njëjtën specifika. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google i jep lamtumirën telefonëve me Android Ice Cream Sandwich

Lajmet e fundit>