Harduer

Telefoni blockchain i HTC tashmë mund të blihet me para prej letre

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Shkurt 2019
0
Nga larg Exodus 1 të ngjan me një telefon normal të rangut të lartë. Ka ekran 6-inç Quad HD+ dhe procesor Snapdragon 845. Telefoni blockchain i HTC tashmë mund të blihet me para prej letre

HTC ka vendosur që telefonin Blockchain ta bëjë të disponueshëm edhe për masat. Ditën e sotme kompania tha se Exodus 1 mund të blihet për 750 dollarë. Po, në para tradicionale dhe jo Bitcoin.

Deri më sot telefoni shitej vetëm me Bitcoin (BTC), Ether(ETH) dhe Litecoin (LTC).

Arsyeja që u shit në kriptomonedha ishte që kompania të sigurohej se ka të bëjë me entuziastë kriptomonedhash.

Nga larg Exodus 1 të ngjan me një telefon normal të rangut të lartë. Ka ekran 6-inç Quad HD+ dhe procesor Snapdragon 845.

Ky i fundit shoqërohet nga 6GB RAM dhe 3,500 mAh bateri. Telefoni vjen me 128GB memorie, dy kamera të pasme 12 dhe 16-megapiksel dhe dy kamera selfie 8 dhe 8-megapiksel.

Por tipari i veçantë i telefonit është një hapësirë e sigurtë e shkëputur nga procesori dhe sistemi operativ Android. Kjo hapësirë mund të përdoret për të ruajtur çelësat kriptografike të cilat normalisht ruhen në portofolë apo në çelësa USB.

Pra me telefonin ju mbani me vete kodet të cilat nuk janë të lidhura me sistemin operativ shumë më të vështirë për tu vjedhur.

Hapësira funksionon me portofoline zhvilluar nga HTC të cilin e quan Zion. Kompania thotë se mund të përdoret për të dërguar dhe pranuar disa kriptomonedha si Bitcoin, Ether dhe Litecoin si dhe disa monedha bazuar në ERC-20 dhe ERC-721.

HTC gjithashtu tha se Zion është kompatibël me shfletuesin Opera. Telefoni Exodus është një test i vërtetë për HTC. Shitjet e kompanisë po bien me shpejtë dhe të ardhurat janë reduktuar ndjeshëm.

Një pajisje me në fokus kriptomonedhat është diçka unike por për një audiencë të kufizuar. Gjithashtu vjen në një kohë kur popullariteti i kriptomonedhave ka rënë ndjeshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple Mac sot është 35 vjeç

Lajmet e fundit>