Harduer

Telefoni i ardhshëm i OnePlus ka një bateri monstër

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Janar 2022
Ekrani i smartfonit ka një frekuencë prej 120Hz dhe një sistem kamerash të pasme të trefishtë me sensorë 48-megapiksel, 50-megapiksel dhe 8-megapiksel. Telefoni i ardhshëm i OnePlus ka një bateri monstër

OnePlus e ndajnë vetëm pak ditë nga debutimi i flagshipit të vitit OnePlus 10 dhe në ditët e fundit vazhdimisht kemi marrë informacion ditëve të fundit rreth telefonit.

Fillimisht OnePlus publikoi foto të OnePlus 10 ku shfaqen edhe katër kamera të pasme së bashku me informacionin se do të jetë një prej pajisjeve të para me procesorin Qualcomm Snapdragon Gen 1 që është pasardhësi i Snapdragon 888 të vitit të kaluar.

Madje OnePlus do të jetë ndër të parët që përdor këtë procesor. Por informacioni që na bën përshtypje është bateri prej 5,000 mAh dhe teknologjia e karikimit 80-vat me kabëll dhe 50-vat me wireless.

Ekrani i smartfonit ka një frekuencë prej 120Hz dhe një sistem kamerash të pasme të trefishtë me sensorë 48-megapiksel, 50-megapiksel dhe 8-megapiksel. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus 10T vjen më 3 Gusht me Android 13

Tags >

OnePlus