Harduer

Telefoni i parë 5G i Huawei nuk do të jetë ai që keni menduar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Korrik 2019
0
Plani i Huawei ka qenë që telefoni i parë 5G të ishte ai me palosje Mate X, por një shtyrje e minutës së fundit të telefonit inovativ 2,600 dollarësh për në Shtator Telefoni i parë 5G i Huawei nuk do të jetë ai që keni menduar

Plani i Huawei ka qenë që telefoni i parë 5G të ishte ai me palosje Mate X, por një shtyrje e minutës së fundit të telefonit inovativ 2,600 dollarësh për në Shtator ndryshoi planet e kompanisë.

Gjiganti Kinez konfirmoi se telefoni i parë 5G nuk do të jetë Mate X, por Mate 20 X 5G dhe do të debutojë në disa vende të botës në Korrik.

Në sipërfaqe Mate 20 X 5G është identik me Mate 20 X me ekran 7.2-inç AMOLED, kamerën frontale 24-megapiksel dhe tre kamera të pasme mes 8 deri në 40-megapiksel.

Huawei do të ofrojë versionin 5G me një ngjyrë emerald dhe markën 5G në pjesën e pasme për ta diferencuar nga modelet e tjera Mate 20 X.

Në brendësi versioni 5G ndan të njëjtin procesor 7-nanometër Kirin 980 si modelet e tjera standarde. Mate 20 X 5G ka modemin Balong 5000 që mundëson teknologjinë 5G shoqëruar nga 8GB RAM dhe 256GB memorie si dhe bateri prej 4,200 mAh.

Nga ana tjetër varianti 4G Mate 20 X ka 6GB RAM, 128GB memorie dhe bateri 5,000mAh.

Në performacën 5G Mate 20 X 5G duhet të performojë shkëlqyer në bandën e mesme. Huawei thotë se telefoni mbështet edhe versionet e para hibride 5G dhe versionin e fundit të pavarur 5G.

Versionet hibride janë një kombinim i 5G dhe 4G. Krahas dy standardeve 5G telefoni vjen me 2G, 3G, dhe 4G me mbështetje për dy karta SIM.

Operatorët e parë kanë filluar të ofrojnë porosi për Mate 20 X 5G me çmime prej 959 dollarësh në Emiratet e Bashkuara Arabe deri në 1,238 dollarë në Amazon në Itali.

Edhe operatorë të tjerë Evropian si Sunrise në Zvicër dhe Monaco Telecom kanë premtuar ofrimin e Mate 20 X 5G për konsumatorët e tyre. Operatori Britanik Vodafone gjithashtu do ta sjellë telefonin e fundit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Komisioni Evropian kërkon implementimin e një karikuesit të përbashkët telefonësh

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>