Lajmet

Telefoni i parë i Huawei me sistemin operativ alternativ të Android vjen në fund të vitit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Gusht 2019
0
Zhvilluesit e Huawei kanë thënë se softueri është dizajnuar për pajisjet IoT dhe do të vijë së pari tek televizorët smart të kompanisë. Telefoni i parë i Huawei me sistemin operativ alternativ të Android vjen në fund të vitit

Një raport i ri thotë se Hongmeng OS, sistemi operativ alternativ i Huawei që duhet të zëvendësojë ose jo Androdin, mund të detajohet shumë shpejt.

Raporti vjen nga Kina dhe media shtetërore Global Times i cili duhet të trajtohet me skepticizëm por në vetvete përmban disa detaje shumë të rëndësishme.

Së pari sipas raportit Huawei do të prezantoi Hongmeng OS në konferencën e zhvilluesve e cila nis këtë të Premte më 9 Gusht në Dongguan të Kinës.

Zhvilluesit e Huawei kanë thënë se softueri është dizajnuar për pajisjet IoT dhe do të vijë së pari tek televizorët smart të kompanisë.

Raporti krahason Hongmeng OS me sistemin operativ të Fuchsia të Google, një tjetër alternativë eksperimentale dizajnuar për të funksionuar në disa ndërfaqe.

Global Times thotë se smartfoni Hongmeng OS është në punim dhe aktualisht po testohet. Pajisja e parë duhet të debutojë krahas flagshipit Mate 30 Pro këtë vit me një datë debutimi në tre mujorin e katërt.

Ai do ti përkasë segmentit të rangut të ulët deri tek i mesëm dhe të kushtojë afro 300 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei lë pas Nokia dhe Ericsson në garën 5G pavarësisht presionit Amerikan

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>