Harduer

Telefoni i parë me sistemin operativ Android të Huawei vjen në 2021

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Shtator 2020
0
Përkundrazi do të përdorej për Internetin e Gjërave dhe Pajisjet Inteligjente si ekranet, orët inteligjente, altoparlantët inteligjentë. Telefoni i parë me sistemin operativ Android të Huawei vjen në 2021

Kur e prezantoi në 2019, Huawei tha se sistemit operativ Harmony OS nuk do të shfaqej tek smartfonët.

Përkundrazi do të përdorej për Internetin e Gjërave dhe Pajisjet Inteligjente si ekranet, orët inteligjente, altoparlantët inteligjentë.

Pajisja e parë me HarmonyOS ishte Honor Smart TV i cili gjithashtu përdorte procesorin e kompanisë.

Sot në konferencën e zhvilluesve të Huawei CEO Richard Yu tha se telefonët e parë me HarmonyOS do të mbërrinin në 2021. Versioni i parë eksperimental për zhvilluesit do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme ndërsa një beta mobile nuk vjen deri në Dhjetor.

Që prej 2012 Huawei ka punuar në një sistem operativ mobil ku spekulimet e para të shkëputjes nga Google filluan.

Në gjashtë vitet që pasuan ka pasur spekulime për projektin me emrin e koduar Hongmeng. Në Gusht të 2019 kompania prezantoi HarmonyOS me Richard Yu i cili tha se është Android-i më i shpejtë dhe i sigurtë ndërtuar ndonjëherë.

Sistemi operativ është tentativa e radhës s Huawei për të fituar pavarësi ndaj gjigantëve teknologjik të Amerikës. Edhe qeveria Kineze ka bërë tentativa të ngjashme për të ndërtuar sistem operativ për kompjuterët për të shmangur Microsoft apo alternativa të Perendimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Je startup? AllWeb Albania ka një ofertë për ty