Harduer

Telefoni i pazakontë shitet 100,000 njësi për 57 sekonda

Nov 5 2018
0 Shpërndarje
Lajmin e dha kompania përmes një postimi në rrjetin social Weibo. Raundi i dytë i shitjeve do të fillojë më 11 Nëntor. Telefoni i pazakontë shitet 100,000 njësi për 57 sekonda

Një mënyrë sesi të eliminohet nevoja për një “notch” për kamerën frontale të telefonëve, është implementimi i një ekrani të dytë siç edhe ZTE e demonstroi javën e kaluar me modelin Nubia X.

Telefoni tashmë ka dalë në shitje me tre ngjyra dhe tre konfigurime memorie.

E pabesueshmja ndodhi ku u deshën vetëm 57 sekonda për tu shitur 100,000 njësi.

Lajmin e dha kompania përmes një postimi në rrjetin social Weibo. Raundi i dytë i shitjeve do të fillojë më 11 Nëntor.

Çmimet e telefonit fillojnë nga 473 dollarë për modelin me 6GB RAM/64GB memorie në 530 dollarë për modelin 8GB RAM/128GB memorie dhe 602 dollarë për modelin 8GB RAM/256GB memorie. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>