Harduer

Telefoni i ri i HTC-së me sensor për gjurmët e gishtave do të zbulohet më 15 tetor

Publikuar , 09 Tetor 2013
0
Telefoni i ri i HTC-së me sensor për gjurmët e gishtave do të zbulohet më 15 tetor

Na ndajnë pothuajse një javë nga lançimi i një telefoni të ri me sensor të gjurmëve të gishtave.

Bëhet fjalë për HTC-në, të cilët priten të zbulojnë smartfonin e tyre të rradhës më 15 tetor. Nga burime të kompanisë raportohet se prodhuesi i smartfonëve do të hyjë në treg përkrah Apple me iPhone 5S.

HTC One Max do të operojë me Android. Ende nuk dihet se çfarë lloj aplikacioni do të përdoret për sensorin ose nëse do të përdoret edhe për të autorizuar blerje të aplikacioneve ose transaksione të ngjashme si në iPhone 5S.

Pavarësisht faktit se sensorët e gjurmëve të gishtave po shdnërrohen në trend, analistët shprehen se ka ende kufizime përsa i përket përdorueshmërisë së tyre.

Ata kanë qenë prezentë nëpër laptopë prej më tepër se një dekade, duke filluar nga Toshiba në vitin 2000, por nuk kanë gjetur përdorim të gjerë. Telefoni i parë me sensor të tillë ka qenë Motorola Atrix me Android në vitin 2011, i cili nuk u hodh në treg për shkak të problemeve me këtë veçori.

Por, pavarësisht kësaj, prodhuesi tajvanez, i cili publikoi javën e kaluar humbjen e parë në tremujor që prej 10 vjetësh, po përpiqet të tërheqë sa më shumë konsumatorë me çdo kusht.

HTC One Max do të ketë ekran 5.9 inç, kamer Ultrapixel e cila, sipas kompanisë, funksionon më mirë në ambiente me pak ndriçim, si dhe Blinkfeed, që integrohet me mediat sociale në një ndërfaqe të vetme. (PCWorld Albanian)

HTC sensor

LEXO EDHE:  Shitet gjigandi i hostimit One.com

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>