Harduer

Telefoni i ri i Oppo ka një kamër selfie 48-megapiksel të pazakontë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Mars 2019
0
Në brendësi është procesori MediaTek Helio P70 me dy variacione memoriesh: 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme ose 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme. Telefoni i ri i Oppo ka një kamër selfie 48-megapiksel të pazakontë

Gjigandi Kinez i elektronikës Oppo prezantoi ditën e sotme smartfonin e ri F11 Pro. Kompania vuri bast të madh me kamerat me këtë model. F11 Pro ka kamër parësore 48-megapiksel. Sa i përket lentes frontale, Oppo zgjodhi një trend tjetër në rritje.

Telefoni ka kamër “pop-up.” Ekrani i F11 Pro është 5.33-inç 1080p dhe falë kamerës “pop-up” nuk sakrifikon asnjë centimetër kornizë ekrani e as “notch.”

Në brendësi është procesori MediaTek Helio P70 me dy variacione memoriesh: 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme ose 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Smartfoni ka bateri 4,000 mAh dhe mund të karikohet me teknologjinë e karikimit të shpejtë VOOC 3.0. Në pjesën e pasme kamerës i bashkohet sensori i shenjave të gishtërinjve.

F11 Pro ka zgjedhur të përfshijë edhe një portë kufjesh 3.5mm dhe një portë microUSB.

Edhe sikur Oppo të mos jetë marka juaj e preferuar, F11 Pro ka një pamje shumë të ngjashme me OnePlus. Ky i fundit ka krijuar zakon të marrë nga dizajnet e Oppo dhe OnePlus 7 gjithashtu raportohet se do të ketë kamër selfie “pop-up”. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Arsyeja pse telefonët OnePlus nuk kanë teknologjinë e karikimit wireless

Lajmet e fundit>