Harduer

Telefoni i ri i Oppo karikohet në 100% për 30 minuta

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Tetor 2019
0
Reno vjen me karikues SuperVOOC 65W dhe dërgon baterinë nga 0% në 100% për 30 minuta sipas Oppo. Me vetëm pesë minuta karikim jetëgjatësia e baterisë rritet me 2 orë thotë kompania. Telefoni i ri i Oppo karikohet në 100% për 30 minuta

Oppo prezantoi telefonin më të fundit të linjës tashmë të diversifikuar Reno. Bëhet fjalë për Reno Ace, një tjetër flagship i kësaj linje.

Pajisja është e ngjashme me telefonin e fundit të kompanisë simotër OnePlus 7T. Ka një procesor Snapdragon 855 Plus, ekran 20:9 6.5-inç 1080p me frekuencë 90Hz dhe një sistem kamerash ndërtuar rreth sensorit 48-megapiksel Sony IMX586.

Reno Ace ka një sensor të katër monochrome dhe vjen me 12GB RAM. Por tipari unik i këtij telefonit nuk qëndron as te kamerat as ekrani 90Hz por teknologjia e karikimit të shpejtë.

Reno vjen me karikues SuperVOOC 65W dhe dërgon baterinë nga 0% në 100% për 30 minuta sipas Oppo. Me vetëm pesë minuta karikim jetëgjatësia e baterisë rritet me 2 orë thotë kompania.

Reno Ace do të debutojë fillimisht në Kinë për 420 dollarë për modelin me 8GB RAM dhe 128GB memorie dhe 530 dollarë për modelin 12GB RAM dhe 256GB memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Logitech ringjall mausin legjendar

Tags >

Oppo
Lajmet e fundit>