Harduer

Telefoni i ri i Xiaomi ka tre kamera të pasme dhe kapakë transparentë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2019
0
Përveç versionit bazik të Mi 9, Xiaomi prezantoi edhe një edicion të kufizuar me kapakë të pasmë transparentë ngjashëm me Mi 8 Explorer. Telefoni i ri i Xiaomi ka tre kamera të pasme dhe kapakë transparentë

Xiaomi zyrtarisht ka prezantuar Mi 9 në një aktivitet në Kinë. Flagshipi me tre kamera të pasme fuqizohet nga procesori i ri Qualcomm Snapdragon 855 shoqëruar nga 6 dhe 8GB RAM.

Gjatë aktivitetit shefi ekzekutiv i kompanisë Lei Jun konfirmoi një modalitet të ri Game Turbo që sipas tij rrit performancën e telefonit gjatë video lojërave.

Ai tha se kishin testuar dhe gjeneruar frekuencë më të lartë sesa rivalët. Mi 9 ka tre kamera të pasme.

Sensori parësor, 48-megapiksel ka një hapje f/1.75 dhe autofokus lazer. Ai shoqërohet nga një sensor telephoto 12-megapiksel dhe një sensor me kënd të gjerë 16-megapiksel prej 117 gradësh.

Treshja e sensorëve vjen me inteligjencë artificiale e përdorur për të korrigjuar fotot.

Madje ka një opsion të quajtur “Moon Mode” ku telefoni realizon foto të qarta dhe pa shkëlqim të Hënës. Kompania ka publikuar një foto sesi ngjan fotografimi i Hënës nga iPhone XS, Mate 20 Pro dhe Mi 9.

Në krye të ekranit 6.39-inç gjendet një kamër selfie 20-megapiksel. Xiaomi thotë se ekrani FHD+ mbulon 90.7% të pjesës ballore.

Pjesa e pasme e telefonit ngjan më shumë me një OnePlus. Mi 9 gjithashtu ka një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran, NFC dhe një sensor Infra të Kuqe për kontrollimin e TV dhe kondicionerëve. Jun tha se Xiaomi hoqi IR me Mi 8 por ka vendosur ta risjellë me Mi 9 për shkak të kërkesës së lartë.

Tre modele të Mi 9

Mi 9 gjithashtu ka audio më të fuqishme duke gjeneruar zë prej 0.9cc. Bateria e telefonin prej 3,300 mAh merr 60 minuta për tu karikuar. Por për tu karikuar me teknologjinë wireless prej 20w duhen 90 minuta e megjithatë është më shpejtë sesa teknologjitë 15w të Samsung dhe Huawei.

LEXO EDHE:  Windows 10, versioni i fundit i instaluar vetëm 6.6% të kompjuterëve

Karikuesi wireless do të kushtojë vetëm 15 dollarë ndërsa Xiaomi sjell edhe një karikues wireless 25 dollarësh për makinën e një bateri 10,000 mAh prej 22 dollarësh.

Përveç versionit bazik të Mi 9, Xiaomi prezantoi edhe një edicion të kufizuar me kapakë të pasmë transparentë ngjashëm me Mi 8 Explorer. Ky i fundit ka një kamër me hapje f/1.47 dhe një lente më tepër. Gjithashtu ofron dyfishin e RAM prej 12GB.

Versioni bazik i Mi 9 me 6GB RAM dhe 128GB memorie kushton 446 dollarë. Versioni me 8GB shkon ë 490 dollarë ndërsa edicioni i limituar me 12GB RAM dhe 256GB memorie plot 595 dollarë.

Krahas këtyre modeleve Xiaomi prezantoi edhe një variant buxhetor Mi 9 SE. Telefoni buxhetor ka ekran 5.97-inç AMOLED. Konfigurimi me tre sensorë i kamerës kanë madhësi: 48-megapiksel, 8-megapiksel dhe 13-megapiksel.

Kamera selfie është plot 20-megapiksel. Telefoni fuqizohet nga Snapdragon 712, me NFC, skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran dhe IR. Flagshipi i vogël vjen në dy versione: 6GB RAM 64GB memorie për 300 dollarë dhe 6GB RAM 128GB memorie për 340 dollarë.

Mi 9 del në shitje më 26 Shkurt. Xiaomi nuk dha datë për Mi 9 SE dhe edicionin e limituar. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>