Harduer

Telefoni i Sharp ka kamerën më madhe vendosur ndonjëherë në një smartfon

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Maj 2021
Kompania Japoneze Sharp prezantoi Aquos R6 në Japoni i cili vjenme një lente me brendin e Leica dhe është sensori më i madh që mund të gjejmë sot në një smartfon. Telefoni i Sharp ka kamerën më madhe vendosur ndonjëherë në një smartfon

Leica një prej brendeve më në zë të kamerave dhe partnerët kryesorë të Huawei, ka gjetur një bashkëpunëtor të ri ndërsa kompania Kineze përballet me sanksionet Amerikane që e kanë detyruar të tërhiqet nga tregjet ndërkombëtare.

Kompania Japoneze Sharp prezantoi Aquos R6 në Japoni i cili vjen me një lente me brendin e Leica dhe është sensori më i madh që mund të gjejmë sot në një smartfon.

Me madhësi 1-inç 20-megapiksel, në specifika është i ngjashëm me kamerat e rangut të lartë Sony RX100. Është sensori i dytë 1-inç që arrin të depërtojë tek një smartfon ku i pari u prezantua nga Panasonic në 2014-ën.

Telefoni që i përafrohet më së shumti për nga kamera është Xiaomi Mi 11 Ultra që ka një sensor 1/1.12-inç.

Me hapje f/1.9 është më i gjerë se çdo sensor tjetër prej 19mm. Aquos R6 ka ekran të madh prej 6.6-inç me rezolucion 2730×1260 piksel dhe shkëlqim prej 2000 nits.

Specifikat e tjera janë standard për një flagship të 2021 si procesori Snapdragon 888, 12GB RAM, 128GB memorie dhe bateri 5,000 mAh. Çmimi i smartfonit ende nuk dihet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Diablo Immortal probleme në telefonët Samsung me procesor Exynos