Harduer

Telefoni i shumëpritur me palosje i Samsung pranë debutimit

Oct 23 2018
0 Shpërndarje
Vetë CEO i Samsung Mobile DJ Koh ka konfirmuar ardhjen e telefonit brenda këtij viti në një intervistë për CNBC. Telefoni i shumëpritur me palosje i Samsung pranë debutimit

Samsung është shumë pranë lançimit të telefonit të shumëpritur me palosje, një prototip që prej vitesh është në zhvillim.

Në një cicërimë të publikuar javën e kaluar kompania la të kuptohej se një prezantim i madh po vjen i një pajisje disi ndryshe.

Aktivitetin kompania e përshkruan si “udhëkryq mes të tashmes dhe të ardhmes” dhe do të mbahet më 7-8 Nëntor.

Vetë CEO i Samsung Mobile DJ Koh ka konfirmuar ardhjen e telefonit brenda këtij viti në një intervistë për CNBC.

Sytë e të gjithëve janë drejt konferencës së zhvilluesve të Samsung në ditët e para të muajit të ardhshëm.

Rreth telefonit kemi vetëm një video koncept të 2014-ës. Ekrani i parë fleksibël AMOLED u tregua për herë të parë nga Samsung në 2012-ën. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>