Harduer

Telefoni i ZTE mund Galaxy S20 ende pa debutuar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Shkurt 2020
0
Ky është telefoni i pari me memorie RAM LPDDR5. Procesori i ri është 25% më i shpejtësi sesa modeli i kaluar. Bateria prej 4,000 mAh me lehtësi ju dërgon në një ditë të plotë. Telefoni i ZTE mund Galaxy S20 ende pa debutuar

Pak ditë përpara se Samsung të prezantojë seritë Galaxy S20, ZTE ka ndërhyrë duke sjellë flagshipin Axon 10S Pro. Ashtu si telefonët e ardhshëm të Samsug, karakteristikë kryesore e telefonit të ZTE është procesori Snapdragon 865.

Axon i ri është i ngjashëm me flagshipin e vitit të kaluar. Specifikat përfshijnë një ekran të lakuar 6.47-inç FHD+ OLED, 256GB memorie UFS 3.0 dhe deri në 12GB RAM.

Ky është telefoni i pari me memorie RAM LPDDR5. Procesori i ri është 25% më i shpejtësi sesa modeli i kaluar. Bateria prej 4,000 mAh me lehtësi ju dërgon në një ditë të plotë.

ZTE e ka pajisur Axon 10S Pro me tre kamera të pasme. Kamera parësore është 48-megapiksel, shoqëruar nga një dytësore me kënd të gjerë 20-megapiksel dhe një 8-megapiksel telefoto. Axon 10S Pro vjen me 5G, Wi-Fi 6 dhe Android 10. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firefox 70 sjell logo të re dhe siguri më të lartë

Tags >

5GZTE
Lajmet e fundit>