Harduer

Telefoni LG 1,800 dollarësh që vjen me 500 dollarë kufje falas

Jul 31 2018
0 Shpërndarje
Përdoruesit potencialë mund të zgjedhin mes ngjyrës së bardhë dhe të zezë. Blerësit do të përfitojnë falas kufje B&O Beoplay H9i me vlerë 500 dollarë. Telefoni LG 1,800 dollarësh që vjen me 500 dollarë kufje falas

LG do të vijojë me rrugëtimin në tregun e pajisjeve të rangut të lartë nën markën Signature Edition,

Një strategji e nisur një vit më parë me versionin e modifikuar të V30-ës, telefoni i ri Signature Edition i përbërë prej qeramike kushton 1,800 dollarë.

I prezantuar ditën e sotme, V35 në versionin standard kushton 900 dollarë. Pjesa e pasme e telefonit përbëhet prej qeramike dhe zirkoni, një material që LG thotë se është rezistent ndaj gërvishtjeve.

Vetëm 300 njësi do të prodhohen kur të dalë në shitje më 13 Gusht.

Përdoruesit potencialë mund të zgjedhin mes ngjyrës së bardhë dhe të zezë. Blerësit do të përfitojnë falas kufje B&O Beoplay H9i me vlerë 500 dollarë.

Specifikat e harduerit janë po ato që versionit standard: ekran 6-inç Quad HD+, Snapdragon 845, 6GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG V35
Lajmet e fundit>