Harduer

Telefoni me ekran me palosje, Google ende pa një afat

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Maj 2022
Me Google që duket e përqendruar në Pixel dhe Pixel 7, debutimi i Pixel Fold me shumë gjasa nuk do të ndodhë këtë Vjeshtë. Telefoni me ekran me palosje, Google ende pa një afat

Edhe ora inteligjente e shumëpërfolur Pixel Watch ka mbërritur më në fund, ende nuk duket asgjë në horizont sa i përket telefonit misterioz me palosje të Google.

Ishte parashikuar që gjiganti i kërkimit të lançonte telefonin e ri në 2021, por këto parashikime u shtynë në tre mujorin e fundit të 2022.

Burime të industrisë thonë se telefoni është shtyrë vazhdimisht ngaqë nuk është përfunduar. Tashmë raportohet se telefoni nuk do të shohë dritën e diellit deri në Pranverën e vitit të ardhshëm.

Google po eksperimenton me dy dizajnë, një quajtur “Passport” dhe një “Jumbojack.” Këto janë emrat e koduar që përdoren brenda kompanisë. Jumbojack ka mekanizëm palosjeje të njëjtë me Galaxy Z Fold ndërsa Passport paloset si Galaxy Z flip.

Raportimet thonë se Passport ka ekran 7.57-inç në pjesën e brendshme dhe 5.78-inç në pjesën e jashtme.

Me Google që duket e përqendruar në Pixel dhe Pixel 7, debutimi i Pixel Fold me shumë gjasa nuk do të ndodhë këtë Vjeshtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter gati ti përgjigjet kërkesave të Elon Musk