Harduer

Telefoni me ekran që paloset i Samsung në shitje nga 6 Shtatori

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Shtator 2019
0
Disa prej tyre hoqën një film mbrojtës i cili ishte dizajnuar për të qenë i përhershëm aty duke dëmtuar panelin. Në disa modele hynë papastërti në mekanizmin e palosjes duke dëmtuar ekranin. Telefoni me ekran që paloset i Samsung në shitje nga 6 Shtatori

Samsung tha në Korrik se kishte bërë përmirësimet e duhura për ekranin e Galaxy Fold dhe sot kompania tha se pajisja 2,000 dollarëshe del në shitje më 6 Shtator duke filluar nga Koreja e Jugut.

Pas dy javësh do të lançohet në SHBA dhe pjesën tjetër të botës. Kompania do të ofrojë edhe një gjë të re të cilën e quan “Galaxy Fold Premier Service” edhe pse detajet rreth tij mungojnë është një shërbim suporti 24/7 për blerësit e Galaxy Fold.

Galaxy Fold në shitje nga data 18 Shtator

Galaxy Fold në shitje nga data 18 Shtator

Gepostet von PCWorld Albanian am Donnerstag, 5. September 2019

Ky shërbim është i përfshirë në çmimin e telefonit. Fillimisht Samsung vendosi të shtyjë datën zyrtare të debutimit në Prill pasi analistët e parë të telefonit gjetën probleme me mekanizmin e palosjes.

Disa prej tyre hoqën një film mbrojtës i cili ishte dizajnuar për të qenë i përhershëm aty duke dëmtuar panelin. Në disa modele hynë papastërti në mekanizmin e palosjes duke dëmtuar ekranin.

Njihuni me Samsung Galaxy Fold

Njihuni me Samsung Galaxy Fold

Gepostet von PCWorld Albanian am Donnerstag, 5. September 2019

Samsung u përgjigj menjëherë duke shtyrë debutimin e pajisjes 1,980 dollarëshe dhe anuluar porositë. Në fillim u duk se Galaxy Fold nuk do të mbërrinte kurrë tek dyqanet por Samsung thotë se e ka adresuar problemin duke shtrirë filmin mbrojtës përtej kornizës.

Gjithashtu ka shtuar përforcime në mekanizmin e mbrojtjes për të ruajtur nga papastërtitë.

Samsung tha se më 18 Shtator teleofni del në shitje në SHBA, Gjermani, Francë dhe Singapor së bashku me një version 5G për tregjet përkatëse. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Më 8 Korrik do të mësojmë më shumë rreth sistemit operativ misterioz të Microsoft

Lajmet e fundit>