Lajmet

Telefoni me ekran që paloset i Xiaomi bën një gjë të pazakontë

Publikuar , 23 Janar 2019
0
Për ta bërë të duket sa më tepër si një telefon Xiaomi ka vendosur një buton në krye të ekranit qendror për ndezjen e telefonit. Telefoni me ekran që paloset i Xiaomi bën një gjë të pazakontë

Xiaomi me të vërtetë po punon në një telefon me ekran me palosje. Presidenti dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Lin Bin publikoi një video në Weibo.

Aty paraqitet një ekzekutiv i kompanisë duke përdorur në pajisje në madhësinë e një tableti.

Çudi ndodh kur ai palos dhe e përdor sikur të ishte një telefon i zakonshëm. Ndërfaqja automatikisht përshtatet në mesin e ekranit.

Për ta bërë të duket sa më tepër si një telefon Xiaomi ka vendosur një buton në krye të ekranit qendror për ndezjen e telefonit.

Në këtë mënyrë butoni është i arritshëm edhe kur përdoret si telefon.

Presidenti tha gjithashtu se është ende një prototip dhe duhet kohë përpara se të jetë i disponueshëm për konsumatorët.

Së fundi ai do të ketë dy emërtime të mundshme: Mi Dual Flex dhe Mi MIX Flex. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi përgatitet për të hyrë në Francë dhe Itali më 22 dhe 24 Maj

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>