Harduer

Telefoni me ekran që paloset i Xiaomi ekziston dhe është i ngjashëm ma Huawei Mate X

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Mars 2019
0
Videoja e fundit nga Xiaomi tregon një kalim të rrjedhshëm nga tableti në modalitetin e smartfonit jo vetëm në aspektin fizik por edhe atë të animacioneve që shfaqen në ekran. Telefoni me ekran që paloset i Xiaomi ekziston dhe është i ngjashëm ma Huawei Mate X

Xiaomi publikoi ditën e sotme një video të re ku tregon telefonin me ekran të paloset. Ashtu si Huawei Mate X, tableti i Xiaomi ka ekran me korniza të vogla dhe mekanizëm palosjeje nga jashtë.

Deri më sot vetëm Samsung Galaxy Fold ka një ekran të paloset nga brenda ndërsa çdo prodhues tjetër ka preferuar ta vendosë nga jashtë.

Kjo shmang krijimin e një rrudhe në pjesën e brendshme ku paloset ekrani por gjithashtu vendos ekranin përballë rrezikut të gërvishtjeve.

Videoja e fundit nga Xiaomi tregon një kalim të rrjedhshëm nga tableti në modalitetin e smartfonit jo vetëm në aspektin fizik por edhe atë të animacioneve që shfaqen në ekran.

Gjithashtu na jep një paraqitje të plotë dhe të qartë sesi pajisja e Xiaomi do të duket dhe funksionojë. Kur përdoret si telefon duket mjaftueshëm i gjerë, të paktën më shumë sesa shumica e smartfonëve të ditëve të sotme.

Por nga ana tjetër duket shumë i trashë. Xiaomi ende nuk ka dhënë detaje zyrtare për telefonin si data e debutimit dhe çmimi, por kompania qartësisht po mundohet të ngjallë sa më shumë interes përpara se të mbërrijë drejt finalizimit të produktit.

2019-ta është padyshim viti i telefonëve me ekrane që palosen dhe 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me dizajnin e OnePlus 7T

Lajmet e fundit>