Harduer

Telefoni me ekran që paloset nga Huawei e bën Samsung Galaxy Fold të duket si një lodër

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shkurt 2019
0
Njihuni me Huawei Mate X. Telefoni sapo u prezantua në Kongresin Mobil Botëror dhe vjen me ekran OLED 8-inç, një trashësi prej 11mm, 5G. Telefoni me ekran që paloset nga Huawei e bën Samsung Galaxy Fold të duket si një lodër Photo Source: Engadget

Nuk ka kaluar ende një javë nga debutimi i Galaxy Fold dhe tashmë kemi një konkurrent më të hollë, me ekran më të madh dhe me mekanizëm palosjeje më të mirë.

Njihuni me Huawei Mate X. Telefoni sapo u prezantua në Kongresin Mobil Botëror dhe vjen me ekran OLED 8-inç, një trashësi prej 11mm, 5G, bateri 4,500 mAh dhe procesor Kirin 980.

Kur telefoni është i palosur, esencialisht keni në duar një smartfon me dy ekrane ku me të dytin mund të realizoni selfie me kamerat e pasme. I hapur Mate X është një tablet në formë katrore dhe me korniza minimale në tre anët.

Njëra anë është dukshëm më e trashë sepse zë vend kamera e trefishtë dhe drita flash. I hapur tableti është vetëm 5.4mm i hollë.

Këto janë ekranet që ofron tableti:

  • 6-inç ekrani kryesorë me rezolucion 2480×1148 piksel i palosur
  • 4-inç ekrani dytësor i pasëm me rezolucion 2480×892 piksel
  • 8-inç ekrani i tabletit me rezolucion 2480×2200 piksel

Sistemi i kamerave të Mate X është i njëjtë me atë që ka vendosur tek Mate 20 Pro. Ka të njëjtën markë Leica

Procesori është i njëjti gjithashtu, Kirin 980, dhe krahas tij është modemi 5G Balong 5000. Teknologjia 5G ende nuk është diçka që ja vlen të flitet sepse nuk është bërë realitet.

Bateria ka një kapacitet impresiv prej 4,500 mAh. Pajisja vjen me karikues 55w që karikon Mate X në 85% për 30 minuta.

Butoni i ndezjes në anën e telefonit shërben edhe si skaner i shenjave të gishtërinjve.

Sipas Huawei inxhinierët e kompanisë kanë punuar për tre vite me radhë dhe patentuar mbi 100 komponentë për të prodhuar këtë pajisje.

LEXO EDHE:  Microsoft kërkon ti jepet fund sanksioneve Amerikane ndaj Huawei

Huawei Mate X kushton 2,299 euro për 8GB RAM dhe 512GB memorie. Telefoni del në shitje në mesin e 2019-ës. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>