Harduer

Telefoni me palosje Huawei Mate X është në testimet e tij të fundit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Korrik 2019
0
Telefoni me palosje Huawei Mate X është në testimet e tij të fundit

Huawei Mate X me palosje, i cili është thënë se do të lançojë në Shtator të këtij viti, po kryen testimet e fundit.

TechRadar ka folur me Presidentin e Huawei të Europës, Walter Ji, i cili tha se Mate X është në testimet e fundit, megjithatë nuk dha detaje se kur do të bëjë debutimin.

Edhe Samung ka deklaruar se ka më shumë se 2,000 Galaxy Fold që po testohen, prandaj fansat e telefonave me palosje do të marrin në duar së shpejti telefonin e tyre të ëndrrave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bie numri i punonjësve që përdorin kompjuter në biznese

Lajmet e fundit>