Harduer

Telefoni Surface me një koncept të ri (Video)

Publikuar , 16 Janar 2013
0
Telefoni Surface me një koncept të ri (Video)

Windows PhoneQë nga mesi i vitit 2012 është shkruar për konceptin e parë të telefonit të mençur të Microsoft-it, i cili linjat dizajnuese i ka marrë nga tableti Surface.

Koncepti i ri në fillim nuk është shumë ndryshe derisa nuk shfaqet ekrani shtesë dhe të shtohet një tastierë fizike, modeluar pikërisht si një tablet i vërtetë.

Edhe pse përdorshmëria e këtij dizajni vihet në pikëpyetje, gjithnjë është mirë të shohim se si mund të luajnë dizajnuesit.

Ky koncept i ri në të vërtetë është një kopje miniaturë e tabletit ekzistues Surface të Microsoft-it, i cili së shpejti do të dal edhe në versionin PRO.

Vetë pajisja e konceptuar ka ekran me diagonale 5 inç me rezolucion 1280×720 pikselë. Ekrani është Super AMOLED, ka kamerë 12 MP, port USB 3.0 dhe natyrisht sistemin operativ Windows Phone. (PCWorld Albanian)[youtube id=”QWPoU6CXDHI”]

LEXO EDHE:  Njeriu më i pasur në botë humbi 7 miliardë dollarë në pak orë

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>