Harduer

Telefonit me palosje të Huawei i është shtuar një kamër e katërt dhe fibra karboni

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Korrik 2019
0
Një sensor i katërt është shtuar në pjesën e pasme të telefonit, i cili më shumë gjasa është sensor TOF (Time-of-Flight) si dhe efekte të fibrës së karbonit. Telefonit me palosje të Huawei i është shtuar një kamër e katërt dhe fibra karboni

Samsung ka bërë disa përmirësime në dizajnin e Galaxy Fold i cili do të dalë në shitje së shpejti dhe Huawei duket të ketë bërë të njëjtën gjë me Mate X.

Gazetari Kinez Li Wei kishte arritur të kapte CEO e kompanisë Richard Yu në aeroport e madje të shkrepte disa foto telefonit Mate X në gjendjen aktuale me përmirësimet e bëra.

Një sensor i katërt është shtuar në pjesën e pasme të telefonit, i cili më shumë gjasa është sensor TOF (Time-of-Flight) si dhe efekte të fibrës së karbonit.

Gjithashtu është shtuar një buton më i madh për hapjen e telefonit çka do ta bëjë kalimin në gjendje të palosjes dhe të hapjes më të thjeshtë për Mate X.

Problemet që shfaqen modelet e para të Galaxy Fold me boshtin e palosjes, bënë që Huawei menjëherë të rishikonte Mate X, telefonin me ekran që paloset ë kompanisë Kineze.

Ky i fundit paloset në krahun e kundërt të Galaxy Fold, pra nga jashtë. Huawei, ashtu si Samsung, ka thënë se Mate X debuton në Shtator.

Muajin e kaluar u tha se telefoni ishte në testimet finale andaj nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të shpresojmë që problemet të jenë adresuar. Telefoni do të vijë me versionin stock të Android dhe sigurisht me 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rriten shitjet e telefonëve, Samsung i pari me Huawei në vendin e dytë

Lajmet e fundit>