Lajmet

Telefononi miqtë e Facebook-ut pa pagesë përmes Messenger

Publikuar , 18 Janar 2013
0
Telefononi miqtë e Facebook-ut pa pagesë përmes Messenger

Facebook

Tashmë mund t’i telefononi miqtë e Facebook-ut pa pagesë, nëse jeni përdorues i iPhone.

Kompania ka shtuar një karakteristikë të re në SHBA që u mundëson përdoruesve të Facebook callaplikacionit Facebook Messenger të bëjnë telefonata me zë tek miqtë e tyre përmes rrjetit social dhe Wi-Fi ose planit tarifor me kompaninë telefonike.

Karakteristika ka filluar të përhapet që prej të mërkurës në SHBA dhe gjendet tek butoni “free calling” në aplikacionin ekzistues. Përdoruesit nuk kanë nevojë të bëjnë përditësim të aplikacionit, pasi opsioni i ri shtohet automatikisht.

Në mënyrë qe t’u telefononi miqve, ata duhet të kenë të instaluar aplikacionin Messenger të Facebook-ut në celularin e tyre.

Nëse nuk e kanë, ikona “Free Call” do t’ju shfaqet e paklikueshme, me ngjyrë gri. Telefonatat kanë të njëjtën pamje në ekran si ato të zakonshmet qe bëhen me iPhone.

Kjo karakteristikë ka filluar testimin që muajin e kaluar në Kanada.

Funksionaliteti i saj u prezantua së bashku me opsionin e ri të aplikacionit për Android dhe iOS, ku përdoruesit mund t’u lenë miqve të tyre mesazhe të shkurtra zanore. (PCWorld Albanian)

Facebook msn

LEXO EDHE:  Facebook rrezikon një gjobë prej 3 miliardë dollarësh

Lajmet e fundit>